Thirrja e Metës: Partia e Lirisë i ka dyert e hapura për profesionistët e rinj

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në një takim një inxhinier, ndërsa ka publikuar dhe një foto së bashku me të.

Përmes një reagimi, Meta thekson se Partia e Lirisë i ka dyert dhe tribunat e përfaqësimit të hapura për të gjithë profesionistët e rinj.

Mesazhi i Metës:

“Kënaqësi të mirëprisja inxhinierin e talentuar Dorjan Osmanaj, i cili përfaqëson një gjenerate të re të mirëedukuar brenda dhe jashtë vendit.

Partia e Lirisë i ka dyert dhe tribunat e përfaqësimit të hapura për të gjithë profesionistët e rinj.”-shprehet Meta.

You may also like