Thesari me vlerë 500 mijë euro brenda trupit të balenës së ngordhur në Ishujt Kanarie: Si krijohet “grali i shenjtë” i parfumeve

by admin
Spread the love

Pas më shumë se një muaji ekzaminime, nga veterinerët e Institutit Universitar të Shëndetit të Kafshëve dhe Sigurisë Ushqimore janë zbardhur shkaqet e vdekjes së një balene.

Arsyeja lidhet me një gur ngjyrë gri qelibari dhe peshë 9 kilogramë e me diametër 60 centimetra, që kishte ngecur në zorrën e balenës së gjetur në La Palma të Ishujve Kanarie.

Guri u gjet shumë afër kolonit distal, çka besohet se i shkaktonte pengim të tranzitit të zorrëve. Sipas ekspertëve kemi të bëjmë me një sekrecion biliar të ngurtësuar.

“Një gur i ngjashëm me gurin në veshka, i cili ka një vlerë të lartë në sektorin e parfumeve”, thuhet në raportin shkencor.

Ky gur kushton të paktën 500 mijë euro, por për balenën ishte një thesar vërtetë vdekjeprurës.

Balena në fjalë u gjet e bllokuar në plazhin Nogales, më 21 maj. Patologët veterinarë të Universitetit lokal kishin përjashtuar menjëherë shkaqet antropike në vdekjen e kafshës.

Në fillim të shekullit të 19-të, shkencëtarët zbuluan se balenat, të cilat hanë sasi të mëdha kallamarësh, të cilat zakonisht nuk mund t’i tresin dhe t’i rikthejnë, arrijnë të sintetizojnë sasi të caktuara të mbetjeve të këtyre kafshëve, gjë që çon në krijimin e qelibarit, i cila ndonjëherë ekskretohet në det, ndërsa më së shpeshti ngec në apendiksin e balenës, i cili çahet dhe balena ngordh, shkruan The Guardian.

Qelibari është një substancë e rrallë, e njohur edhe si “ari lundrues”, i cili për shkak të erës së këndshme është “grali i shenjtë” për prodhuesit e parfumeve.

Universiteti i Las Palmas tani po kërkon një blerës për copën e qelibarit dhe Fernardes tha se shpresojnë se fondet e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar viktimat e shpërthimit vullkanik të ishullit të vitit 2021, i cili shkaktoi 800 milionë euro dëme.

You may also like