Theo flet pas rinovimit: Kisha shumë oferta, por mendoja vetëm për Milanin

by admin
Spread the love

Tashmë është edhe zyrtare rinovimi i Theo Hernandez me Milanin. Mbrojtësi i kuqezinjve ka thënë edhe fjalët e tij të para për marrëveshjen e re të arritur. Ai foli për kanalin zyrtar të klubit në “Tik Tok”, ku ndër të tjera shprehu edhe lumturinë e tij.

“Jam shumë i lumtur. Që në ditën e parë që kam ardhur këtu kam kaluar shumë mirë me trajnerin, skuadrën, Maldinin dhe të gjithë. Për këtë kam rinovuar. Tani duhet të vazhdojmë kështu dhe t’i bëjmë gjërat mirë.

Është e vërtetë që kishte shumë skuadra që më donin, por unë kam menduar vetëm për Milanin dhe qëndrimin këtu. Unë jam këtu bashkë me tifozët. Jam vërtet shumë i lumtur këtu, me miqtë dhe shokët e skuadrës, të fejuarën dhe fëmijën që po presim. Jam vërtet i lumtur”.

E ARDHMJA-  “Jam ende i ri, duhet të rritem dita-ditës. Nuk kam pse të them unë nëse jam më i mirë se të tjerët, këtë duhet ta thonë njerëzit. Pioli më ka përmirësuar në gjithçka, si person ashtu edhe në lojë. Që ditën e parë që erdha më tha se duhet të bëj atë që di dhe tani po e bëj. Njerëzit, familja ime dhe shokët e mi më ndihmojnë”.

STILI I LOJËS- “Më pëlqen të sulmoj shumë sesa të mbroj. Ideja ime, kur kap topin, është të shkoj drejt portës. Pastaj nëse kam dikë para, e dribloj. Krahu ynë i majtë është shkatërrues. Rafa është një lojtar i jashtëzakonshëm, i shpejtë dhe teknik, por ai është i ri, ai ende duhet të rritet”.

SHIRITI I KAPITENIT- “Kur më tha trajneri mendova se ishte shaka. Ishte e vërtetë, ai shpreson ta mbajë edhe më gjatë shiritin”. /oversport.tv

You may also like