Thënie të urta orientale | Shqip

by admin
Spread the love

Për kënaqësinë e lexuesve tanë sot kemi sjellë një koleksion të ndritshëm nga urtësia orientale.

Mos e nënvlerëso të drejtën e vëllait tënd, sepse ti nuk je vëlla nëse humb të drejtën e tij.

Mos nënvlerëso asnjë lloj mirësie, qoftë kjo edhe një buzëqeshje.

Mikpritja është tri ditë, shtesa është lëmoshë.

Miqësia është si xhami, po u thye nuk ngjitet më.

Më tepër ruhu nga armiku që nuk të shfaqet sesa nga ai që e njeh.

Mendimi i parë i të mençurit është mendimi i fundit i injorantit.

Më budalla se ty është ai i cili të beson të fshehtat e veta.

Lëre të keqen të të lërë ajo ty.

Libri i mirë, fjala e mirë, mund të sjellin dobi, po shembulli i mirë i flet zemrës shumë më tepër se gjuha elokuente.

Liria është gjëja më e shtrenjtë që gjendet në faqen e tokës.

Mbille të mirën, qoftë edhe në vend të huaj, sepse e mira s’ka për të humbur kudo që të mbillet.

Largoje të keqen dhe përcille me këngë.

Kush kënaqet me veten e tij, i shtohen njerëzit që e kanë inat.

Kush martohet me nënën time, bëhet xhaxhai im.

Kush martohet me vajzën e një populli të huaj, bie në një gabim që nuk e ka ditur.

Kush mbjell të mira, korr falenderime.

Kush mundohet të mposhtë të vërtetën, ajo e mposhtë atë.

Kush nuk e respekton të moshuarin, po shkatërron një shtëpi në të cilën do të hyjë një ditë.

Kush nuk humb, nuk fiton.

Kush pretendon se është i butë, mërzite që ta njohësh, butësia njihet në zemërim.

Kush jep kur e ka dorën e shkurtër, do të marrë edhe kur ta ketë dorëne gjatë.

Kush kënaqet me atë që ka, i qetësohet zemra dhe trupi.

Kur Zoti përcakton për një njeri që do të vdesë filan vend, e bën atë që të ketë nevojë për të shkuar atje.

Krenaria e njeriut ndodhet në vendin e tij.

Kujt i pëlqen mendimi i tij, ka për të humbur.

Kur butësia gjendet në diçka, e zbukuron atë, e nëse largohet prej saj, e shëmton.

Kërkoje diturinë nga djepi deri në varr.

Kërkoje të mirën për fqinjin tënd, ta gjesh atë para vetes.

Koha e dembelit është dyqan i shenjtanit.

Koha është dy ditë, një është për ty e tjetra është kundra teje.

Koha është pronari i atij që nuk ka zotëri.

Koprracia është shfaqësi i të metave dhe ndarësi i dashurisë nga zemrat.

Koprracia, hamendja dhe përtacia, janë orendi të përuljes.

You may also like