The Economist: Çmimet e apartamenteve do të bien “pikiatë”, në tregje ulje dramatike!

by admin
Spread the love

Gjatë dekadës së fundit, ishte disi më e lehtë të blije një shtëpi. Por çmimet u rritën në mënyrë të pabesueshme për disa vite me radhe, për të mbërritur kulmin gjatë pandemisë.

E nëse pasuria e jetës suaj lidhjet me një grumbull tullash e llaci, është vërtet momenti për t’u nervozuar. E megjithatë, tani duket se ka një dritë në fund te tunelit.

Sipas The Economist, çmimet e shtëpive kanë filluar të shënojnë rënie.  Në SHBA, rënie ende nuk është shumë e ndjeshme, porn ë tregje të tjera ajo konsiderohet gati dramatike. Në Kanada, thuhet në artikull, shtëpitë kushtojnë 9% më pak se në shkurt.

Në kohën kur inflacioni dhe recesioni kanë pushtuar botën, ndryshimi i madh duket se po ndodh në tregun e pasurive të patundshme, agjentët e të cilit kanë nisur të shqetësohen. Lajmi i mire, vazhdon The Economist, është se  rënia e çmimeve të apartamenteve nuk do të shkaktojë një ngërç financiar epik në SHBA si ai i 15 viteve më parë. Vendi nuk ka marrë shumë kredi që mund të përkeqësojnë situatën dhe ka banka të kapitalizuara. Megjithatë, taksapaguesit do të vuajnë.

Përmes skemave shtetërore të sigurimeve ato mbartin rrezikun e mospagimit, theksohet në shkrim. Ndërsa normat rriten, do të jene të ekspozuar ndaj humbjeve nëpërmjet Rezervës Federale, e cila zotëron një të katërtën e letrave me vlerë të mbështetura nga hipoteka. Kur çmimet bien, thotë revista prestigjoze, pronarët e shtëpive mund të zbulojnë se shtëpitë që kanë vlejnë më pak se hipotekat e tyre, cka e vështirëson situatën- një problem ky që ka prekur shumë ekonomi pas krizës financiare globale.


Top Channel

You may also like