Thaçi: Nuk është “pjekur buka” për opozitën për t’i bërë konkurrencë qeverisë

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike dhe pjesë e mazhorancës qeveritare, Menduh Thaçi, sonte në emisionin Click Plus, tha se në anën tjetër, në opozitë nuk ka lider. Por, ai tha se nëse opozita pranon ndryshimet kushtetuese, atëherë edhe asaj duhet t’i hapësh një derë që janë zgjedhjet e parakohshme.

“Unë nuk shoh lider në anën tjetër. Nuk është pjekur “buka” e palës tjetër që të quhet konkurrente. Për të rrëzuar qeverinë, opozita duhet të ketë në lider. Por nga ana tjetër, opozitës duhet t’i ofrojmë diçka, nëse bëjmë ndryshimet kushtetuese mund të shkojmë edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që tashmë veç po afrohen.”- tha Thaçi.

You may also like