Teuta – Skënderbeu barazim! Kampionët dalin 2-2 me korçarët

by admin
Spread the love

Teuta duket se ka harruar të fitojë. Skuadra kampione e vendit lë sërish pikë rrugës në Abissnet Superiore këtë radhë në sfidën ndaj Skënderbeut të zhvilluar në stadiumin e Kamzës, një ndeshje që u mbyll me barazimin 2-2.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1 ku ishte Skënderbeu ai që mori kryesimin në rezultat me golin e Mensah me një gjuajtje me kokë. Teuta u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit me kampionët e vendit që e gjetën atë në minutën e 36 me Lorenco Vilan pas një asisit të Kallakut. Në fillimin e pjesës së dytë Teuta mori kryesimin në rezultat teksa shënoi golin që e çoi rezultatin në 2-1, sërish me Lorenco Vilën.

Skënderbeu nuk u pajtua me këtë rezultat dhe nisi të kërkojë golin e barazimit. Në minutën e 70, skuadra korçare pretendoi për një 11 metërsh për dy episode të dyshimta brenda një aksioni, por arbitri pas ndërhyrjes së sistemit VAR nuk e dha atë. megjithatë nuk vonoi dhe skuadra e Migen Memellit shënoi sërish në portën durrsake  me Bajramin me një gjuajtje me kokë duke barazuar rezultatin në 2-2. Në fund të sfidës iu akorduan 7 minuta shtesë, por rezultati mbeti i pandryshuar me Teutën dhe Skënderbeun që morën nga 1 pikë në këtë sfidë.

Pas kësaj ndeshjeje, Teuta e sheh veten në vendin e katërt në klasifikim me 13 pikë duke parë veten të parakalohet nga Vllaznia. Faza e parë e Abissnet Superiore do të mbyllet me ndeshjet e së hënës; Dinamo-Egnatia dhe Kukësi-Tirana, sfida këto që do të transmetohen në platformën Digitalb


Top Channel

You may also like