Teuta siguron mbijetesën, Dinamo çon zyrtarisht Skënderbeun në të Parën

by admin
Spread the love

Nuk ka më hije për të luajtur në “play out” për Teutën pasi ka mposhtur në sfidën direkte Egnatian me rezultatin e pastër 3-1. Durrsakët triumfuan në shtëpi dhe dominuan takimin duke mos e vënë fitoren në diskutim në asnjë moment.

Pas vetëm 9 minutash lojë, Ledio Beqja zhbllokon takimin pasi realizoi me kokë duke i dhënë avantazhin Teutës. Megjithatë, të besuarit e Arapit nuk duan ta lënë të hapur sfidën dhe 4 minuta më vonë Klajdi Daci shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë i kaloi durrsakët në epërsinë e dyfishtë.

Egnatia provoi të rrezikonte nga ana tjetër, por edhe goli që arritën të shënonin u anulua për pozicion jashtë loje. Me këto shifra u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Peposhi shënoi edhe golin e qetësisë.

Peposhi u harrua i vetëm në zonën kundërshtare dhe përballë portierit nuk fali duke e ndalur më pas topin në rrjetë. Nga ana tjetër Egnatia rrezikoi duke goditur edhe tranversën, por nuk kishte fat që të finalizonte aksionet. Megjithatë, në sekondat e fundit Egnatia shënoi edhe golin e nderit me anë të Maganit që në fund pati vetëm vlera statistikore.

Kështu me këtë fitore Teuta siguron qëndrimin në Superiore dhe tashmë e thellon në 9 pikë diferencën me Egnatian kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit.

Një penallti e realizuar në gol në sekondat e fundit nga Sabien Lilaj ka çuar zyrtarisht në Kategorinë e Parë ekipin e Skënderbeut pasi u ndal në barazim 1-1 me Dinamon. Goli i Berishës nuk mjaftoi për të besuarit e Gegës që në sekondat e fundit panë t’i akordoi një 11-metërsh në minutën e fundit për një prekje të topit me dorë.

Kështu, sfida ishte e luftuar shumë me të dyje ekipet që kishin vetëm një objektiv fitoren. Ndeshja pati një ritëm të mirë, ndërsa nuk munguan edhe rastet e rrezikshme nga ana e të dyja ekipeve.

Megjithatë, Rexhinaldo e Demiri nuk tregohen të saktë për Dinamon dhe nuk arrijnë dot të ndryshojnë rezultatin. Nga ana tjetër Berisha i shkon shumë pranë golit me Skënderbeun, por goditja e tij u ndal nga tranversa. Megjithatë, i njëjti lojtar arriti të zhbllokonte takimin në minutën e 83.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte në favor të korçarëve, Enea Jorgji pas konsultimit me sistemin VAR akordoi një 11-metërsh për një prekje të topit me dorë në zonën e Skënderbeut. Përgjegjësinë e mori Sabien Lilaj që nuk gaboi duke i çuar shifrat në 1-1 dhe duke hedhur zyrtarisht në kategorinë e dytë Skëndebeun. Një pikë shprese nga ana tjetër për Dinamon që matematika e mban ende në lojë për mbijetesë edhe pse është pothuajse e pamundur. /oversport.tv

SUPERIORE – Java 33

Teuta – Egnatia 3-0
Shënues:
Beqja 9′, Daci 13′, Peposhi 60′ / Magani 90+1’

Dinamo – Skënderbeu 1-1
Shënues:
Lilaj (pen) 90+12’/ Berisha 83’

You may also like