Teuta ngec në testin miqësor ndaj Dinamos, Da Silva i jep fitoren kryeqytetasve

by admin
Spread the love

Nuk ka sinjale pozitive në prag të sfidës ndaj Kukësit për Teutën që mposhtet në testin miqësor të zhvilluar ndaj Dinamos. Durrsakët janë mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1.

Është Dinamo që zhbllokon shifrat e këtij takimi falë golit të Prodanit në minutën e 33, por Jazxhi vendos baraspeshën në fundin e pjesës së parë. Më pas për t’i dhënë fitoren Dinamos mendon Da Silva që vulos rezultatin në shifrat 2-1.

Për Teutën, trajneri i ri Edi Martini zgjodhi nga minuta e parë këto futbollistë: Qirko, Gjinollari, Marku, Kuros, Jazxhi, Kotobelli, L.Beqja, Karabeci, E.Vila, L.Vila, Hebaj. Nga ana tjetër tekniku Dede iu përgjigj me: Simoni, Vokrri, Dikson, Samake, Allmuca, Prodani, Smaçi, Daja, Bardhi, T. Marku, Denisson. /oversport.tv

You may also like