Tetovë, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

by admin
Spread the love




Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se mbrëmë ka privuar nga liria një 39 vjeçar i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për kanosje dhe dhunë fizike.

“Mbrëmjen e djeshme (13-nëntor) rreth orës 21:20 pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 39-vjeçarin T.M. nga një fshat i Tetovës, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij 37-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet të mprehtë. T.M. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedim të mëtutjeshëm dhe kundër tij do të përgatitet kallëzim përkatës”, kanë thënë nga SPB Tetovë.


You may also like