Tetovë: Sulmoi bashkëshorten dhe i mori djalin

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme- Tetovë njofton se në orët e hershme të mëngjesit ka marr një denoncim nga një 38 vjeçare e cila ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili i kishte marrë dhe djalin. Policia punon në zbardhjen e rastit.
“Mbrëmë (28-korrik) në orën 02:50 në SPB- Tetovë, një 38-vjeçare, banuese në Tetovë, me adresë të përkohshme në Gjermani, ka raportuar se bashkëshorti i saj B.R.(47) nga Tetova ka marrë djalin e saj të mitur nga shtëpia e saj në Tetovë, pas së cilës e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit, me çrrastë do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

MARKETING



You may also like