Tetovë, një person është gjetur I vdekur në makinën me targa të Gjermanisë

by admin
Spread the love




SPB Tetovë ka njoftuar se në ora 03:30 në polici është raportuar se në rrugën rajonale Zhelinë-Jegunovcë, afër kryqëzimit për në Zhelinë, në korsinë e djathtë, ka qëndruar një veturë “Volksëagen Polo” me targa gjermane dhe se një person mashkull kishte vdekur në ulësen e shoferit. Menjëherë është lajmëruar ekipi i Ndihmës së shpejtë nga Tetova, të cilët kishin konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune të shoferit N.Xh.(42) nga Pallatica e Tetovës. Inspektimin në vendin e ngjarjes e kanë kryer prokurori publik, mjeku ligjorë dhe ekipi i SPB Tetovë, ndërsa trupi i i pajetë N.Xh. është dorëzuar për autopsi.


You may also like