Tetova: Nuk e meritonim këtë humbje, po vuajmë mungesën e golit

by admin
Spread the love

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur në emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport pas humbjes 2-1 përballë Teutës në shtëpi.

“Humbje e papritur? Për mënyrën si shkoi loja nuk e meritonim, por i tillë është futbolli. Teuta na ndëshkoi me dy raste. Kemi humbur shumë raste shënimi, po vuajmë mungesën e golit. Do analizojmë, por gjithmonë duhet goli.

Nuk e menaxhuat avantazhin? Kërkova vetë që skuadra të luante në kundërsulm, rastet i kishim por nuk shënuam. Nuk na shkoi mirë kjo lëvizje. Kam qenë i nervozuar me skuadrën, që neglizhonte në detaje të vogla. Pësuam një gol që mund të evitohej, ndërsa goli në fund nuk na dha mundësi të reagonim.

Do ndikojë kjo humbje? Nuk besoj, sepse ekipi po prodhon lojë, por ka edhe shumë ndeshje dhe ne duhet të jemi më të kujdesshëm te detajet.

Pse nuk e mbyllët ndeshjen? Vendosëm të luanim në kundërsulm, por dy episode na ndëshkuan. Ne kishim rastet tona dhe besoj që duhet më shumë pjekuri për të dërguar topin në rrjetë”, ka thënë Tetova. / Oversport.tv

You may also like