Tetova: Ndjenjë e mirë pas kësaj fitore, Ulpiana ka luajtur vetëm dy ndeshje të dobëta

by admin
Spread the love

Ulpiana është përkujdesur për befasinë e xhiros së 12-të në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra lipjanase ka arritur ta mposhtë Ballkanin me rikthim 2-1, duke ia shkaktuar humbjen e parë suharekasve.

Iran dhe Ardi Shala ishin realizuesit e golave për skuadrën bardhekaltër.

Pas ndeshjes trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ka thënë se është ndjenjë e mirë për këtë fitore, duke marrë parasysh që e mposhtën Ballkanin.

“Ndjenjat janë shumë të mira si pas çdo fitore”, tha fillimisht Edlir Tetova.

“Pjesa e parë ishte më e mirë për Ballkanin, por pjesa e dytë na takoi neve, ne kemi bërë vetëm dy ndeshje të dobëta”.

“Ulpiana gjithmonë ka bërë ndeshje të mira por rezultatet nuk ishin të mira”, tha Tetova.

You may also like