Tetë gola, katër shqiptarë në fushë – Sokol Cikalleshi shënon gol në minutën e 100-të dhe shmang humbjen e Konyasporit

by admin
Spread the love

Një ndeshje e çmendur ka qenë kjo mes Konyasporit dhe Kasimpasas, ku në fund është mbyllur 4-4.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje startuan Zymer Bytyqi (Konyaspor) dhe Florent Hadërgjonaj (Kasimpasa), ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

Kasimpasa ishte duke humbur 3-2 si mysafir, por arritën që të kthehen në kohën shtesë me një gol për 3-4.

Goli në minutën e 91-të u mendua se do të ishte ai i fitores për Kasimpasan, por për të marr një pikë për Konyaspor u përkujdes Sokol Cikalleshi.

Sulmuesi shqiptar ishte aktivizuar në fushën në minutën e 81-të dhe kur ishte minuta e 100, Cikalleshi shënoi nga pika e bardhë për 4-4.

Konyaspori del nga stadiumi me një pikë të rrëmbyer në sekondat e fundit dhe mban vendin e dytë në renditje me 49 pikë të grumbulluara.

You may also like