“Test i rëndësishëm për Shqipërinë”/ Trajneri Reja vlerëson ndeshjen miqësore me Katarin

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare do të luajë në 9 nëntor sfidën miqësore me Katarin në Marbella të Spanjës.

Trajneri Edoardo Reja vlerësoi në maksimum këtë përballje duke e konsideruar si një test të rëndësishëm për përfaqësuesen kuqezi.

“Është një rrugëtim që vazhdon. Kemi kohë që vëzhgojmë me kujdes kampionatin shqiptar dhe të gjithë këto lojtarë që kemi zgjedhur në këtë listë që kemi përpiluar. Besojmë që cilësitë që ata kanë meritojnë të vlerësohen. Me Arabinë Saudite bëmë një paraqitje shumë pozitive dhe mund të fitonim ndeshjen, do të ishte e merituar duke parë që krijuam shumë. Tani kemi përballë Katarin që është shumë, po shumë më e fortë se Arabia Saudite Ky është një test i rëndësishëm dhe do të bëjmë padiskutim vlerësime. Shpresoj shumë që disa prej tyre të më japin garanci dhe të kem mundësi që t’i grumbulloj për ndeshjet e ardhshme në skuadër”- shprehet Edoardo Reja, Trajner i Kombëtares.

Trajneri Reja, ashtu sikurse në sfidën me Arabinë Saudite ka thirrur futbollistë nga kampionati shqiptar duke shprehur bindjen se të gjithë e meritjnë të luajnë me Kombëtaren

“Unë jam i bindur që ky grup do të bëjë një paraqitje shumë të mirë me Katarin, ashtu siç bëri edhe me Arabinë Sauditë, por nuk mund të bëj një vlerësim individual të lojtarëve. Lojtarët që luajnë e që aktivizohen në klubet jashtë kanë një eksperiencë më të madhe krahasuar me lojtarët e kampionatit shqiptar, por gjithsesi unë jam i bindur që këto lojtarë që kemi ftuar, apo ato që kishim me Arabinë Saudite, e meritojnë të luajnë me Kombëtaren shqiptare”- shton ai.

Reja foli edhe për dy miqësoret e tjera të këtij muaji me italinë dhe armeninë dhe objektivat e kuqezinjve në kualifikueset e Euro 2024

“Pritshmëritë e mia janë që ne të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, pasi ekipi është rritur dhe kemi arritur në një nivel shumë të mirë dhe sa i përket kompeticionit zyrtar, kam shprehur gjithnjë bindjen që ne do të luajmë shanset tona për të arritur një kualifikim në finalet e Europianit 2024. Kemi përpara Poloninë, një rival shumë të fortë, është e kotë të flasim gjatë. Edhe Çekia është një kundërshtar shumë i fortë, por nëse ne arrijmë të bëjmë atë që ne kemi thënë vazhdimisht, të përmirësojmë gabimet tona, ne mund të jemi kompetitivë dhe të luajmë deri në fund mundësitë tona për të dësishme dhe pres të shoh rritje nga skuadra ndaj Italisë dhe Armenisë”- shton Reja.


Top Channel

You may also like