Tesla fillon shkurtimet me 10 % të stafit

by admin
Spread the love
Lajmi konfirmohet nga punonjësit në LinkedIn

 

Në fillim të qershorit, doli lajmi se CEO i Tesla, Elon Musk, dyshohet se u dërgoi punonjësve një email duke i njoftuar planifikimin e shkurtimit me 10% të stafit të kompanisë.
Musk thuhet se shkroi në email se shkurtimet do të vinin si pasojë se ai kishte një “parandjenjë të keqe” për ekonominë.

Pasi shkurtimet e planifikuara të vendeve të punës u bënë titujt kryesorë në media, sipërmarrësi miliarder deklaroi se numri total i punonjësve të Tesla-s do të rritej dhe se numri i punonjësve me pagë do të mbetej i njëjtë”.

Kjo ishte mënyra e Musk për të thënë se punëtorët që paguhen me orë, si ata që ndërtojnë makina dhe bateri, nuk kanë pse të shqetësohen në lidhjet me shkurtimet.
Shkurtimet sapo kanë nisur pasi shumë punonjës të Tesla-s njoftuan në LinkedIn që janë pushuar nga puna, sipas Business Insider.

Në LinkedIn u raportuan 11 postime nga punonjës të Tesla-s të cilët shkruan se ata u pushuan nga puna si pjesë e masave të shkurtimeve të paralajmëruara. Në ditët në vijim priten më shumë shkurtime.

Sipas, Securities and Exchange Commission Tesla kishte rreth se 100,000 punonjës deri në fund të vitit 2021. Shkurtimet mendohet të kenë nisur javën e kaluar dhe të rriten këtë javë. Nëntë nga postimet janë bërë këtë javë dhe dy javën e shkuar.

Tesla duket se po bën shkurtime në departamente të ndryshme pasi postimet në LinkedIn janë nga punonjës me pozicione që përfshinë një drejtues projektesh, një drejtues të animacionit CGI, trajnerë të stafit dhe një menaxher magazine.

Shkurtimet gjithashtu kanë prekur rolet drejtuese të kompanisë në Singapor. Christopher Bousigues, konfirmoi gjatë fundjavës në një postim në LinkedIn se ishte pushuar nga puna si pjesë e shkurtimeve.

Shkurtimet janë bërë edhe në stafin me përvojë, drejtuesi i animacionit CGI, James Foreman tha se ishte pushuar pas gjashtë viteve punë në Tesla.

Musk ka deklaruar se beson që SHBA po shkon drejt një recesioni. Ai gjithashtu i tha stafit të Tesla-s se “puna në distancë nuk është më e pranueshme” , duke u kërkuar punonjësve me pagë të kthehen në zyrë dhe të punojnë të paktën 40 orë në javë.

Së fundmi, Reuters raportoi se Tesla anuloi tre fushata punësimi në Kinë të planifikuara për këtë muaj. InsideEvs

 

You may also like