Terzic di pikën e dobët të PSG, trajneri i Dortmund kërkon fitore nga skuadra – Shqip

by admin
Spread the love

Trajneri i Borusia Dortmund Edin Terziç mendon se rivalët e PSG kanë si pikë të dobët të tyre sfidat në transfertë. Verdhezinjtë do të përballen me parisienët në “Iduna Park” në takimin e fundit të Grupit F në Ligën e Kampioneve, që do të përcaktojë edhe vendin e parë.

Dortmundi e ka siguruar kualifikimin në të 16-at e kompeticionit, pasi mundi në “San Siro” Milanin 3-1 dhe të arrijë objektivin i mjafton një barazim ose fitore.

Gjermanët kryesojnë me 10 pikë, kurse francezët kanë tre më pak në vend të dytë.

“Ne luajmë ndaj PSG përpara një stadiumi të mbushur plot! Ky është i gjithë motivimi që ne kemi nevojë për të fituar! I dimë mirë cilësitë e tyre, por i kemi parë edhe problemet e tyre në prapavijë në sfidat jashtë. Nëse luajmë me kurajë dhe me intensitet, mund t’i shkaktojmë çdo rivali probleme. PSG e di se duhet të fitojë këtu që të sigurojë vendin e dytë, e po ashtu edhe ne duam të fitojmë.”

Dortmund nuk do të ketë të gatshëm për këtë takim kapitenin Emre Çan, ndërsa sulmuesi Sebastian Haler e ka rimarrë vente nga dëmtimi.

Klan News

You may also like