Tërmeti shkund Ballkanin, një jetëhumbje – Shqip

by admin
Spread the love

Një tërmet i fuqishëm shkundi një pjesë të Ballkanit, ku epiqendrën e pati në Bosnje. Lëkundjet u ndjenë jo pak, deri dhe më ankth, dhe në Kosovë e deri në Shqipërinë e Mesme.

Pos dëmeve materiale, pikërisht aty ku e pati epiqendrën, në Bosnjë, shkaktoi dhe një jetëhumbje, një vajzë 27 vjeçare.

Jetëhumbja ndodhin në Stolac të Bosnjës, në shtëpinë e së cilës ra një shkëmb. Ajo u dërgua në spitalin e Mostarit, por pa mundur të mbijetojë.

Tërmeti raportohet të ketë patur një magnitudë prej 5.6 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistrua në orën 23.08 të së premtes mbrëma. /tesheshi.com/

You may also like