Teoria absurde që po çmend rrjetin: Julian Alvarez është djali i Messit

by admin
Spread the love

Nga deliri në rrugët e Argjentinës për të festuar fitimin e Kupës së tretë të Botës tek “çmenduria” në rrjetet sociale. Gëzimi i shfrenuar në Argjentinë është akoma shumë larg qetësimit.

Në këto orë festimesh, ka filluar të qarkullojë në rrjet një teori absurde sipas së cilës Julian Alvarez është djali i Lionel Messit.

Një përdorues në Tik Tok (@esportpool), ka filluar të shpërndajë prova që tregojnë se në të vërtetë Julian Alvarez është Mateo Messi, është fëmija i dytë i Leo dhe Antonela Roccuzzo dhe se synimi i tij ishte që të ndihmonte babain që të fitonte Botërorin.

Gjithçka lind nga fotoja e bërë që fëmijë nga vetë Alvarez, që është përqafuar nga idhulli i tij. Por të mendosh me të vërtetë që Julian është Mateo Messi, është diçka me të vërtetë e pabesueshme, por në këto ditë në Argjentinë besojnë gjithçka…/ Oversport.tv

You may also like