Tentativa e fundit e PSG? Mbape ftohet për darkë nga Makron dhe Emiri i Katarit

by admin
Spread the love

PSG duket se nuk ka hequr dorë nga ideja për të mbajtur Kilian Mbape përtej fundit të këtij sezonit, edhe pse francezi ka vendosur të largohet në verë. Dhe si gjithmonë kur bëhet fjalë për yllin francez, kjo kthehet në çështje shtetërore.

“Le Parisien” ka bërë të ditur se Kilian Mbape do të jetë një nga të ftuarit e nderit në një darkë që organizohet nga presidenti i Francës, Emanuel Makron, i cili do të organizojë një pritje në pallatin presidencial këtë të mërkurë për Emirin e Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani.

Aty, pritet të jetë i pranishëm edhe Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, i cili gjithashtu mban ofiqe shtetërore në Katar. Nuk është hera e parë që Mbape ftohet në darka të tilla, por këtë radhë të gjithë duken të bindur se kjo është një tjetër tentativë për të bindur sulmuesin që të mos largohet në verë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like