Tension i lartë SHBA-Kinë/ Dy luftanije amerikane kalojnë ngushticën e Tajvanit

by admin
Spread the love

Dy anije luftarake amerikane, USS Antietam dhe USS Chancellorsville kaluan nëpër ngushticën e Tajvanit. Lajmi është bërë e ditur nga Marina e Shteteve të Bashkuara.

Kjo është hera e parë që ndodh nga manovrat e paprecedenta ushtarake të Kinës pranë ishullit. “Kjo dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për një rajon të lirë dhe të hapur në Indo-Paqësor”, – thuhet në një njoftim për shtyp të marinës amerikane.

Dy kryqëzorët amerikanë po bëjnë një tranzit rutinë siç raportohet nga Flota e Shtatë e SHBA. Anijet “kaluan një korridor në ngushticën që shtrihet përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Forcat e Armatosura kineze janë në gatishmëri “për të ndalur çdo provokim”. Kështu ka shkruar agjencia ruse Ria Novosti, duke cituar zëdhënësin e Komandës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, Shi Yi.

“Kryqëzorët e marinës amerikane Chancellorsville dhe Antietam kaluan ngushticën e Tajvanit më 28 gusht, duke tërhequr vëmendjen e gjerë.

Komanda jonë shoqëroi kryqëzorët amerikanë dhe ushtroi kontroll të plotë mbi operacionet e tyre.

Komandantët e njësive janë në gatishmëri të lartë për të ndaluar çdo provokim në kohën e duhur ”, – tha zëdhënësi i ushtrisë kineze.

You may also like