Ten Hag ka piketuar blerjen e parë në mesfushë, United synon yllin e Chelsea

by admin
Spread the love

Pasi ka marrë konfirmimin se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në “Old Trafford”, trajneri i ri i Manchester United u ka kërkuar drejtuesve të klubit një blerje në repartin e mesfushës.

Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, tekniku Erik ten Hag ka kërkuar që klubi të blejë N’Golo Kante për të përforcuar mesin e fushës sezonin e ardhshëm.

Francezi i palodhur kërkohet me ngulm nga tekniku i ri dhe është i pari në listën e dëshirave të merkatos, por nuk do të jetë e lehtë që “djajtë e kuq” ti rrëmbejnë Chelseat një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. / Oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like