Ten Hag i rikthehet temës “Ronaldo”: Fjalë të papranueshme për klubin, pasojat kuptohen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo i dha fund historisë me Manchester United nëpërmjet një interviste ku lëshoi vrer ndaj drejtuesve të klubit si dhe trajnerit Erik ten Hag.

Holandezi ishte personi që e nxorri jashtë skemave të skuadrës luzitanin duke e ulur në stol ndërsa së fundmi trajneri i Djajve të Kuq rikthehet të flasë për sulmuesin ndërsa shton se fjalët e tij ishin të papranueshme për klubin dhe pasojat ishin të qarta.

“Fjalët e Ronaldos ishin të papranueshme për një shoqëri si Manchester United. Cristiano i dinte shumë mirë pasojat e asaj interviste, por tashmë është momenti të shohim përpara. Sa i takon punës sime, gjithçka e kam bërë në mënyrë shumë të ndershme dhe transparente. Për mua Cristiano kur është në formë, është një lojtar i madh dhe që mund të ndihmojë shumë. Por kjo nuk ndodhi për sa kohë ishte te United.

Ai ka një histori të gjatë dhe të madhe dhe ideja ime ishte ta bëja pjesë të projektit, por nuk ndodhi. Mendoj se pas asaj interviste ishte e qartë që vullneti i Ronaldos ishte të largohej nga klubi, mendoj se një skuadër mund të ketë sukses vetëm nëse të gjithë janë të bashkuar. Cristiano Ronaldo donte të ikte dhe kjo ishte e qartë dhe kur dikush kërkon të largohet, atëherë e mira është t’ia plotësosh dëshirën”, u shpreh Ten Hag.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like