Ten Hag i mbyll derën PSG për Rashford: Jam i lumtur me të, nuk dua ta humbas

by admin
Spread the love

“Është vërtetë i rëndësishëm, e kam parë që në ditën e parë që kam ardhur këtu. Jam vërtetë shumë i lumtur me të dhe nuk dëshiroj ta humbas. Është sigurisht në planet tona te Manchester United”.

Me këtë përgjigje Erik Ten Hag është treguar i qartë se Marcus Rashford nuk do të largohet nga ekipi. Sulmuesi i “Djajve” ka zgjuar së fundmi interesin e gjigantëve të PSG, por ka qenë vetë tekniku i United që ka mbyllur derën.

Rashford konsiderohet një lojtar kyç për skemat e teknikut holandez, ndërsa ka nisur menjëherë si titullar në formacionin e Erik Ten Hag. Për këtë arsye, PSG do të shqyrtojë mundësi të tjera për fazën ofensive. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like