Temperaturat e larta, europianët dynden në plazhe – Shqip

by admin
Spread the love

Qytetarët pranë vendeve të Mesdheut u dyndën në plazhe për të përballuar tempertaurat e larta për stinën. Gazetarët agjensisë Reuters kanë shkuar në disa shtete, mes tyre dhe në Shqipëri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Lumturije Dragoji, një banore e Tiranës teksa qëndronte në radhë për të blerë akullore thotë se këtë vit tempertuarat kanë qënë më të larta se vitetet e kaluara.

“Ky vit është shumë i nxehtë, të bën të duash të notosh tani. Nuk më kujtohet ndonjë vit i mëparshëm të jetë kaq i nxehtë.”

“Këtë vit, praktikisht nuk patëm dimër sepse ka qenë ngrohtë që nga janari kur supozohej të ishte ftohtë.”

Ruben del Campo, një zëdhënës i agjencisë spanjolle të motit AEMET, tha se rekordet e reja të temperaturave janë për shkak të emetimeve të gazeve serrë të shkaktuara nga njeriu, por edhe fenomenit El Nino.

Del Campo beson se pas fenomenit natyror që El Nino mund të pasojë fenomeni La Nina, i cili do të ndihmonte në uljen e temperaturave globale.

“Ka gjasa që El Nino t’ia lërë vendin një fenomeni të kundërt që është La Nina, e cila ndoshta do të lehtësojë pak situatën e temperaturave të larta në nivel global, por sigurisht në situatën në të cilën ndodhemi, me temperature më të larta dhe valë të nxehta ekstreme, duhet të jemi vigjilentë sepse situata e temperaturave të larta do të vazhdojë.”

Klan News

You may also like