“Telenovela” vazhdon: Detajet e reja të dramës, Wanda punësoi një detektiv për ta ndjekur Mauron

by admin
Spread the love

Wanda dhe Mauro Icardi kanë qenë tema kryesore e të gjitha mediave në botë prej disa ditësh.

Raportohej se sulmuesi argjentinas është ndarë nga Wanda, derisa kjo e fundit “bombardoi” rrjetet sociale me një postim.

Ajo publikoi një “story” në “Instagram”, derisa kishte fshirë edhe fotografitë me Icardin, gjë që çoi në dyshimet se mund të jenë ndarë.

Tani janë publikuar edhe detajet e lidhjes të çiftit të famshëm.

“Yardbarker” raporton se Wanda e kishte punësuar një detektiv privat, i cili kishte monitoruar Mauron që disa kohë.

Ai kishte marrë informata se diçka kishte ndodhur, derisa Wanda hakoi edhe telefonin e futbollistit ku gjeti mesazhe kontraverse.

Mediat argjentinase erdhën në përfundim se Mauro ishte duke e tradhëtuar Wandën me aktoren e njohur, Maria Eugenia Suarez.

You may also like