Telenovela Bora-Donald vazhdon. Pas “Big Brother” në “Përputhen”, Arian Konomi merr në pyetje Borën

by admin
Spread the love

Bora Zemani ka nisur programin e sotëm me ca ngacmime nga Ariani për të premten e shumëpërfolur të puthjes së saj me Donaldin.

E ndjerë pak në siklet moderatorja u mundua ta kalojë situatën, por nuk ja doli pasi videot e saj nisën të transmetohen.

Ariani mori skaletën dhe nisi ta ngacmojë edhe më shumë duke i kërkuar opinion dhe ndonjë vendim për Donaldin.

“Deri diku e prisja të më ngacmonin, por jo të shkonin ashtu. Mos më vër shumë në siket se shumë përgjigje nuk i kam akoma”, u shpreh Bora.

Me pak fjalë na duhet të presim akoma dhe pak./revistawho.com

You may also like