Telefoni i veçantë që përdori Scholz për të folur me Putinin

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përdori një telefon të kuq që ndodhet zyrën e tij në bisedën telefonike të së martës me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për çështjen e Ukrainës. Kjo pajisje e veçantë nuk është një telefon i thjeshtë, pasi teknologjia e tij i referohet “Agjentit 007”, James Bond, siç raporton gazeta gjermane “Bild”.

Kancelari Olaf Solz, 64 vjeç, postoi një foto të zyrës së tij me një telefon të kuq me mbishkrimin e mëposhtëm: “Nëntëdhjetë minuta në telefon me Putin: Rusia duhet të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Përndryshe, një zgjidhje diplomatike është e paimagjinueshme”.

Telefoni i kuq që kancelari i Gjermanisë ka në zyrën e tij është një model i veçantë, “Sina Communicator” i kompanisë “Secunet”, e cila është me qendër në Hessen dhe është në krye të “strategjisë dixhitale” të re të qeverisë.

You may also like