Telashe për Kyrgios para çerekfinales, tenisti thirret në gjyq për dhunë ndaj ish-të dashurës

by admin
Spread the love

Telashe në horizont për Nick Kyrgios teksa tenisti australian me origjinë greke duhet të dalë para gjykatës në muajin e ardhshëm, më datë 2 gusht, për shkak se akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës në fundin e vitit të kaluar.

Kyrgios ka qenë i lidhur me modelen Chiara Passari, por tashmë prej asaj lidhje rrezikon dy vite burg nëse akuzohet provohen.

Ndërkohë, ky lajm vjen në një moment shumë vendimtar për Kyrgios i cili ka mbërritur deri në çerekfinalen e Wimbledon dhe kërkon t’i shkojë deri në fund turneut britanik teksa sfida e radhës për australianin është ajo ndaj Cristian Garin.


Top Channel

You may also like