Telashe për ish-futbollistin e Romës, rrezikon 6 vite burg për evazion fiskal

by admin
Spread the love

Telashe të reja për John Carew, ish-sulmues norvegjez me të shkuar edhe në Itali në radhët e Romës. Ish-futbollisti akuzohet për evazion fiskal në Norvegji, ku ka shmangur pagesën e rreth gjysmë milioni paund në periudhën 2014-2019.

Përveç kësaj, norvegjezi ka fshehur rreth 27 milionë paund nga organet tatimore. Për këtë arsye, nëse shpallet fajtor, ai do të vuajë gjashtë vjet burg në Norvegji. Ky është dënimi maksimal në Norvegji për këtë lloj shkeljeje ligjore.

Carew u mbrojt duke shpjeguar se nuk ishte në dijeni të ligjeve tatimore norvegjeze. Ai tha ndër të tjera se mendonte se rezidenca e tij tatimore ishte në Mbretërinë e Bashkuar, duke shtuar edhe se është gati të paguajë kompensim. /oversport.tv

Foto: Aston Villa FC, Facebook

You may also like