TEL AVIV – Ushtria izraelite: Zbulohet një nga depot më të mëdha të armëve në Gaza

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha se ka zbuluar një depo të madhe armësh pranë një spitali dhe një shkolle në veri të Rripit të Gazës.

“Në Rripin e Gazës u gjetën qindra granata dhe predha antitank me raketa, dhjetëra raketa antitank, dhjetëra pajisje shpërthyese, raketa me rreze të gjatë veprimi, dhjetëra dronë, njoftoi sot ushtria.

Kjo ishte një nga depozitat më të mëdha të armëve që ishte zbuluar ndonjëherë në Rripin e Gazës.

Armët ishin marrë nga ushtarët, disa ishin duke u hetuar më tej, ndërsa të tjerët ishin asgjësuar direkt në vend.

“E gjithë infrastruktura e terrorit ishte e vendosur pranë ndërtesave të banimit në zemër të popullatës civile. Kjo është dëshmi e mëtejshme e përdorimit cinik të banorëve të Gazës si mburoja njerëzore nga organizata terroriste Hamas”, tha zëdhënësi. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – Terapitë e së ardhmes për Parkinsonin


You may also like