TEL AVIV – Ushtria izraelite: Eleminohen 130 terroristë, rrethohet Gaza

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha se ka eliminuar më shumë se 130 terroristë.

Kreu i njësisë së zëdhënësit të IDF-së, Daniel Hagari tha se ushtria kishte rrethuar qytetin e Gazës ndërsa ofensiva izraelite tokësore vazhdon.

Gaza është qyteti më i madh në brezin e mbyllur bregdetar.

Ushtria tha se po zhvillon “beteja të ashpra” kundër terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Gjatë operacioneve izraelite tokësore sot në Rripin e Gazës, forcat shkatërruan gjithashtu instalimet dhe infrastrukturën ushtarake të Hamasit.

Avionët mbështetën ofensivën dhe sulmuan disa qendra komandimi dhe kontrolli ushtarak të anëtarëve të lartë të Hamasit.

“Një anije me raketa detare goditi gjithashtu ndërtesat e Hamasit dhe pikat e vëzhgimit të montuara me eksploziv”, tha ushtria.

Forcat ajrore dhe marina izraelite vazhduan të sulmonin objektivat e marinës së organizatës islamike.

Më herët, ushtria izraelite njoftoi se kishte sulmuar më shumë se 12 000 objektiva në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like