TEL AVIV – Ushtria izraelite avancon në sulmet tokësore në Rripin e Gazës

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 1 nentor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite po bën përparim në sulmet e saj tokësore në Rripin e Gazës, tha komandanti i Divizionit 162, Itzik Cohen.

“Ne jemi në portat e qytetit të Gazës”, tha Cohen në një deklaratë për shtyp.

“Ushtarët e njësisë kanë avancuar thellë në Rripin e Gazës”, tha ai.

Qyteti i Gazës është qyteti më i madh në territorin e mbyllur bregdetar.

Fundjavën e kaluar, ushtria nisi një ofensivë tokësore në luftë kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, e cila kontrollon Rripin e Gazës.

Megjithatë, vendndodhjet e sakta të trupave nuk dihen. Komunikimet në Gaza janë ndërprerë.

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje vazhdimisht banorëve që janë ende në Rripin verior të Gazës dhe në qytetin e Gazës që të ikin në jug.

Operacionet tokësore të Izraelit janë një përgjigje e masakrës së Hamasit më 7 tetor.

Më shumë se 1 400 persona u vranë në zonën kufitare pranë Rripit të Gazës dhe gjatë luftimeve në ditët në vijim. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like