TEL AVIV – Shefi i Shtabit: Izraeli do të lejojë dërgesat e mbikëqyrura të karburantit në Gaza

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Shefi i shtabit ushtarak të Izraelit, Herzi Halevi, tha se Izraeli do të lejojë dërgesat e mbikëqyrura të karburantit në Gaza nëse spitalet do jenë në nevojë.

Megjithatë, pretendimet për mbarimin e karburantit janë dëgjuar për më shumë se një javë.

“Do të shohim kur të vijë ajo ditë”, u tha Halevi gazetarëve.

“Izraeli do të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që karburanti të mos hyjë në duart e lëvizjes islamike palestineze Hamas. Situata në Gaza po kontrollohet çdo ditë”, tha Halevi.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 16 nga 35 spitalet në zonën bregdetare nuk janë më në gjendje të trajtojnë pacientët për shkak të mungesës së karburantit.

“Klinikat e tjera mund të ofrojnë vetëm kujdes të kufizuar, ndërsa karburanti është i nevojshëm dëshpërimisht për vendosjen në punë të pajisjeve për shpëtimin e jetës”, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Izraeli ka frikë se Hamasi do të përdorë karburantin për të ventiluar sistemin e tij të tunelit nëntokësor nga i cili mund të sulmohen ushtarët izraelitë.

Ai gjithashtu ka akuzuar Hamasin për marrjen e karburantit nga spitalet.

Ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like