TEL AVIV – Kryeministri Bennett u bën thirrje izraelitëve të largohen nga Ukraina

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 13 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Naftali Bennett u ka bërë thirrje izraelitëve që të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur mes shqetësimeve se Rusia mund të planifikojë një pushtim.

“Ne nuk e dimë se cilat do të jenë zhvillimet midis Rusisë dhe Ukrainës. Si pjesa tjetër e botës, ne shpresojmë që tensionet të përfundojnë pa përshkallëzime, megjithatë detyrimi ynë kryesor është të kujdesemi për qytetarët tanë izraelitë”, tha Bennett.

“Në mënyrë të konsiderueshme më shumë fluturime nga Ukraina në Izrael janë të disponueshme. Unë u bëj thirrje izraelitëve në Ukrainë: Kthehuni në shtëpi”, tha ai.

“Mos merrni përsipër rreziqe të panevojshme. Mos prisni për një situatë në të cilën do të dëshironi shumë të ktheheni mbrapsht, por nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë. Jini përgjegjës për jetën tuaj dhe largohuni nga Ukraina sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kthehuni në shtëpi”, tha kryeministri izraelit Bennett.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz i tha ushtrisë që të përgatitej për mundësinë e evakuimit të izraelitëve nga Ukraina.

Ndërkohë ministri izraelit i Diasporës Nachman Shay i bëri thirrje Izraelit të mbështesë komunitetin, duke thënë se nëse komuniteti hebre përballet me vështirësi, atyre duhet t’u ofrohet mundësia për të emigruar menjëherë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like