TEL AVIV – Katz: Izraeli po shqyrton me kujdes përgjigjen ndaj sulmit të Iranit

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 14 prill /ATSH-DPA/- Izraeli po peshon me kujdes veprimet e tij pas sulmit të madh nga Irani, tha sot ministri i Jashtëm Israel Katz në një intervistë për radiostacionin e ushtrisë izraelite.

“Ne kemi thënë: nëse Irani sulmon Izraelin, ne do të sulmojmë Iranin. Dhe ky angazhim është ende i vlefshëm”, tha Katz.

Megjithatë, Katz tha se çështja specifike e një përgjigjeje të mundshme do të diskutohej në kornizën e duhur nën kryesimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ministri i Jashtëm shprehu besimin se do të merren vendimet e duhura dhe të sakta.

Media izraelite njoftoi se kabineti i luftës do të mblidhej sot në orën 15:30 për të diskutuar hapat e ardhshëm. //a.i/.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like