TEL AVIV – Izraeli zyrtar: Afrika e Jugut është ”krahu ligjor” i Hamasit

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 11 janar /ATSH-ANSA/ – Afrika e Jugut është “krahu ligjor i organizatës terroriste i Hamasit”, bëri të ditur Lior Hayat, zëdhënës i ministrisë së Jashtme izraelite.

”Sot në Hagë ne pamë një nga shfaqjet më të mëdha të hipokrizisë në histori, të ndërtuar mbi një sërë deklaratash të rreme dhe të pabaza”, shtoi ai.

”Afrika e Jugut, shtrembëroi plotësisht realitetin në Gaza pas masakrës së 7 tetorit dhe injoroi plotësisht faktin që terroristët e Hamasit depërtuan në Izrael duke vrarë, masakruar, përdhunuar dhe rrëmbyer qytetarë izraelitë vetëm sepse ishin izraelitë, në një përpjekje për të kryer gjenocid”, theksoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like