TEL AVIV – Izraeli sulmon me artileri Libanin e Jugut

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 8 tetor /ATSH-AFP/ –  Artileria izraelite goditi Libanin Jugor sot në mëngjes, në përgjigje të zjarrit që vinte nga ajo zonë, tha ushtria izraelite në një deklaratë të lëshuar pak para orës 07:30.

”Artileria izraelite po godet zonën e Libanit nga e cila erdhi një e shtënë”, thuhet në tekst, pa detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtij sulmi.

Ky njoftim vjen pasi Izraeli po përballet me një ofensivë që nga e shtuna nga lëvizja islamike palestineze Hamas, e nisur nga Rripi i Gazës, në krahun e saj jugor.

Hamasi dhe lëvizjet e tjera palestineze të përfshira në luftën e armatosur kundër Izraelit janë të vendosura në Libanin Jugor.

Deri tani, 200 izraelitë dhe mbi 250 palestinezë kanë vdekur nga kjo luftë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAFGANISTAN – 2 000 viktima pas tërmeteve të fuqishme


You may also like