TEL AVIV – Izraeli shpall pauzë humanitare në Rafah

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 13 nëntor /ATSH-ANSA/ –  Izraeli njoftoi një pauzë humanitare katër orëshe në zonën urbane të Rafahut, në Rripin jugor të Gazës.

Pezullimi taktik i aktiviteteve ushtarake në atë zonë është në fuqi nga ora 10:00 deri në orën 14:00 me orën lokale.

Raportohet se kjo është hera e parë që Izraeli ka aplikuar një pauzë humanitare në sektorin në jug të Wadi Gazës.

Ndërkohë, sipas radios publike izraelite ”Kan”, kalimi tranzit i Rafahut drejt Egjiptit është hapur për të lejuar daljen e rreth 500 personave me shtetësi të dyfishtë.

Sot pritet hyrja e 85 kamionëve me ndihma humanitare./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAnulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku: E pafalshme të kishim skena kaosi


You may also like