TEL AVIV – Izraeli paralajmëron për pasoja nëse Irani hakmerret për sulmin e ambasadës

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 5 prill /ATSH-DPA/ -Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërcënuar me pasoja nëse Irani sulmon vendin e tij.

“Irani ka vepruar kundër nesh për vite me radhë, si drejtpërdrejt ashtu edhe nëpërmjet përfaqësuesve të tij dhe kjo është arsyeja pse Izraeli po vepron kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij, në mënyrë mbrojtëse”, theksoi Netanyahu në një takimi të kabinetit izraelit të sigurisë.

”Ne do të dimë të mbrohemi dhe do të veprojmë sipas një parimi të thjeshtë, kushdo që na dëmton ose ka ndërmend të na dëmtojë, ne do ta dëmtojmë atë”, tha Netanyahu.

Qeveria izraelite dhe aleati i saj amerikan kanë frikë se Irani po përgatitet për një sulm të afërt, sipas disa zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.

Irani kishte njoftuar hakmarrje pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit në ndërtesën e ambasadës iraniane në Damask, kryeqyteti i Sirisë, i cili la disa të vdekur.

Dy gjeneral brigade dhe pesë anëtarë të tjerë të Korpusit të fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) u vranë në sulmin e së hënës.

Garda Revolucionare është forca ushtarake elitare e Iranit dhe konsiderohet më e fuqishme se ushtria konvencionale./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like