TEL AVIV – Izraeli intercepton raketën e lëshuar nga rajoni i Detit të Kuq

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite njoftoi sot se ka përdorur sistemin e mbrojtjes ajrore “Arrow” për të kapur një raketë në rajonin e Detit të Kuq, e cila ishte në rrugën e saj drejt hapësirës ajrore izraelite.

Fillimisht ishte e paqartë se kush e kishte lëshuar raketën.

Media izraelite raportoi se milicia Houthi në Jemen dyshohet se qëndron pas sulmit.

Që nga fillimi i luftës në Gaza, rebelët Houthi të mbështetur nga Irani kanë lëshuar dronë dhe raketa nga jugu i Gadishullit Arabik drejt Izraelit në disa raste.

Raketat ose u kapën nga Izraeli ose humbën objektivat e tyre.

Milicia Houthi ka shënjestruar vazhdimisht anijet gjatë luftës së Gazës midis Izraelit dhe Hamasit.

Milicia po vepron në solidaritet me Hamasin dhe po i drejton sulmet e saj në brigjet e Jemenit ndaj mallrave për të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje izraelite.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKoçiu ndan apelin e studentes dhuruese e rregulltë: Dhuro gjak, të shpëtosh jetë


You may also like