TEL AVIV – Izraeli dhe Hamasi marrëveshje për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 26 janar /ATSH-ANSA/ – Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje bazë në lidhje me armëpushimin dhe lirimin e pengjeve.

Siç pritej marrëveshja do të zgjasë 35 ditë, gjatë së cilës do të lirohen të gjithë pengjet izraelitë.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë të burgosurit palestinezë dhe do të ofrojë ndihmë humanitare për Rripin e Gazës.

Sipas burimit, e vetmja pyetje e pazgjidhur është nëse në marrëveshje do të shpallet një armëpushim i plotë, kërkesë e Hamasit që Izraeli e refuzon.

Burimet shtojnë se kriteret për lirimin e të burgosurve palestinezë tashmë janë përcaktuar, por identiteti i tyre është ende në pikëpyetje.

Sipas medias ”mund të ketë edhe ndryshime por problemi kryesor për t’u zgjidhur mbetet armëpushimi absolut për të cilin këmbëngul Hamasi”./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak“Erzeni” i merr mesfushorin Mëllugja “Egnatias”


You may also like