TEL AVIV, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka akuzuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për mbështetje të terrorizmit pas kritikave të ashpra të Erdoganit ndaj Izraelit.
Presidenti turk akuzoi Izraelin për një strategji shfarosjeje kundër popullit të Rripit të Gazës të rrethuar dhe e quajti atë një “shtet terrorist”.
“Ai e quan Izraelin një shtet terrorist, por në të vërtetë mbështet shtetin terrorist të Hamasit”, tha sot Netanyahu në një takim me Franklin Graham, president dhe CEO i Shoqatës Ungjillore Billy Graham (BGEA) dhe i Samaritan’s Purse, një organizatë ndërkombëtare e ndihmës së krishterë.
“Izraeli po zbaton një strategji të shkatërrimit total të një qyteti dhe popullit të tij duke shënjestruar qëllimisht shkollat, xhamitë, kishat, spitalet, tregjet, ndërtesat dhe rrugët”, u tha Erdogan sot anëtarëve të partisë së tij islamike-konservatore (AKP), në Ankara.
Izraeli, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur Hamasin një organizatë terroriste. Erdogan e ka përshkruar grupin si “luftëtarë të lirisë”.
Netanyahu shtoi se Erdogan kishte bombarduar fshatrat turke në vetë Turqinë.
Fillimisht, ishte e paqartë se për kujt po i referohej Netanyahu.
Turqia ka nisur vazhdimisht operacione ushtarake në Turqinë juglindore dhe në Irakun verior kundër Partisë së ndaluar të Punëtorëve Kurdë (PKK).//a.i/