Tek Interi e duan me çdo kusht, ja plani që do të ndiqet për Dybalan

by admin
Spread the love

Tani nuk është më thjesht një ëndërr. Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi dhe Interi është kandidati kryesor për të afruar sulmuesin argjentinas. Madje zikaltrit kanë hartuar edhe planin se si do ta bindin lojtarin.

Sipas asaj që shkruan La Gazzetta dello Sport, Beppe Marotta ka gjetur edhe burimin e parave për rrogën e argjentinasit. Dy largime me peshë për sa i përket aspektit financiar do të bëhen nga zikaltrit për t’i hapur vend më pas Dybalës.

Kështu, Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez pritet të largohen në fundin e këtij sezoni. Mesfushori përfiton 9.75 milionë euro neto në sezon, ndërsa sulmuesi 10.5 milionë. Kështu, do të jenë 20.25 milionë euro që Interi mund t’i përdorë për të bindur Paulo Dybalën të veshë fanellën zikaltër. /oversport.tv

You may also like