TEHERAN – Politikani iranian paralajmëron kundër përfshirjes në Gaza

by admin
Spread the love



BERLIN, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Irani nuk duhet të përfshihet në luftën në Rripin e Gazës, paralajmëroi sot një politikan i shquar iranian Gholam-Hussein Hadad-Adel në Teheran, në një intervistë për gazetën “Etemad”.

“Ata në Iran, që duan të hyjnë në luftën e Gazës, duhet të dinë se kjo është pikërisht ajo që dëshiron regjimi sionist”, tha Gholam-Hussein Hadad-Adel, duke përdorur terma standarde iraniane për të përshkruar Izraelin.

“Pjesëmarrja iraniane në konflikt do të çonte në luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Hadad-Adel.

Në një luftë të këtij lloji, Izraeli do të ishte në “anën e sigurt”, tha ai.

Hadad-Adel shihet si pjesë e grupimit ultra-konservator në Iran dhe anëtar i një këshilli që zgjidh mosmarrëveshjet në politikën iraniane dhe këshillon liderin suprem Ali Khamenei.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBerisha nga Lushnja: Asgjë në botë nuk mund të na pengojë në misionin tonë


You may also like