TEHERAN – Irani njofton represion ndaj grave pa hixhab

by admin
Spread the love



TEHERAN, 13 prill /ATSH- ANSA/  – Policia iraniane do të marrë masa të rrepta për t’u marrë me gratë që nuk respektojnë hixhabin e detyrueshëm në vende publike, në një operacion të quajtur Nour (dritë), i cili filloi sot”, tha shefi i policisë së Teheranit, Abasali Mohammadian.

Kjo masë vjen pas sfidës së paraqitur nga një numër i madh i grave që dalin në rrugë pa hixhab.

‘’Gratë që nuk e respektojnë hixhabin dhe nuk u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve të policisë, do të persekutohen”, thuhet në deklaratën e policisë iraniane.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDPSHTRR, synohen normat kufitare të ndotjes mjedisore me standardet e BE-së


You may also like