TEHERAN – Irani fillon ndërtimin e katër termocentraleve bërthamore ​

by admin
Spread the love



TEHERAN, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Irani ka filluar ndërtimin e katër termocentraleve bërthamore në jug të vendit.

”Pasi të përfundojnë, termocentralet në qytetin e Sirikut do të prodhojnë 5 000 megavat energji elektrike”, theksoi shefi bërthamor Mohammad Eslami.

Objektivi afatgjatë është 20 000 megavat, të cilat vendi synon t’i prodhojë duke përdorur energjinë bërthamore.

Programi bërthamor i Iranit ka çuar vazhdimisht në tensione midis Republikës Islamike dhe vendeve perëndimore dhe aleatëve të tyre.

Ekspertët besojnë se përdorimi paqësor i uraniumit, pothuajse i destinuar për përdorim ushtarak, është i papranueshëm. Teherani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për përdorim civil. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakJoe Biden: Këngët e Andrea Bocellit më ndihmuan të kapërcej dhimbjen e humbjes së djalit tim


You may also like