Tefik Osmani, Drejtori i ri sportiv i Vllaznisë! Klubi: Falenderojmë Elvis Plorin për kontributin

by admin
Spread the love

Tefik Osmani do të jetë Drejtori i ri sportiv i Vllaznisë.

Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi, teksa në një njoftim në faqen zyrtare falenderojnë Elvis Plorin për kontributin e vazhdueshëm për klubin.

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe.

Me këtë rast Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”- thuhet në njoftim.


Top Channel

You may also like