Tedi Blushi: Koha për llogaridhënie po afron

by admin
Spread the love

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka sjellë në vëmendje sheshin qendror në Bulqizë, për të cilën tha se shtatë vite më parë u investuan 820 mijë euro.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi u shpreh se kjo është ajo që ndodh nëse pushteti lokal lihet 100 përqind në duart e Rilindjes

Postimi i plotë:

“Sheshi qendror i Bulqizës është një nga “kryeveprat” e Rilindjes urbane ku shtatë vite më parë u investuan 820 mijë euro.

Degradimi flet më qartë se çdo gjë tjetër për cilësinë e investimit dhe se në xhepat e kujt kanë përfunduar paratë!

Ja çfarë do të thotë pushtet vendor 100% në duart e “Rilindjes”. Koha për llogaridhënie po afron!”-shkruan Blushi.

You may also like